Kjo është bota ime
Kush jam unë?
Jam ende në kërkim sepse çdo ditë zbuloj diçka të re të asaj që quaj vete. E zbuloj përmes gjërave që dua, të atyre që mbushin shpirtin tim, por edhe përmes atyre që më bëjnë të ndihem e zbrazur.
Rrugët e mia janë të shtruara me ëndrra dhe kokën e mbaj lart për t'iu kërkuar yjeve të më drejtojnë, për ti kërkuar qiellit të japë verdiktin final.
Dua muzikën, atë klasiken që prek shpirtin deri në palcë; dua NATYRËN që kaq bukur pasqyron krijimin, që më jep një dimension të ri jete dhe perceptimi. Është mësuesja më e urtë dhe e mençur që qenia ime njeh e rinjeh vazhdimisht. Dua të bukurën, estetiken që shprehet përmes madhështisë së rregullit e buron nga kaosi dhe ngjyros jetën mbi telajo pafundësisht.
Dua të vërtetën, atë të tejdukshmen, të ekspozuarën, të vërtetën e përtejintelektit.
Dua njerëzit, ti njoh, të mësoj ti dua akoma më shumë, ata që s'rreshtin kurrë së shprehuri NJERIUN, së zbuluari NJERIUN.