Kjo është një minierë "ari" pasi çdo libër që ju kërkoni, mund të gjendet aty. Madje shpesh unë kam përfunduar duke gjetur dhe libra që nuk e dija që ekzistoni. Një databazë gjigande me tituj të botuar në Oksford, Harvard, shtëpitë më të mira të Europës apo Amerikës, nga të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Herë tjetër, nëse po kërkoni të shkarkoni një libër, klikoni në libgen.is dhe do e gjeni aty.
Një blog shumë i thjeshtë për të gjthë ata që janë të apasionuar pas filozofisë stoike. Edhe për ata që s'kanë dëgjuar ndonjëherë, kjo është mënyra më e mirë për të marrë një shije se çfarë është filozofia stoike dhe cilat janë disa nga mënyrat e thjeshta dhe praktike për të jetuar sipas kësaj filozofie. Për mua, stoicizmi, qëkur e kam zbuluar, është një nga format orientuese të zgjedhjeve dhe vendimeve të mia.
Jeni në kërkim të materialeve ku filmat, dokumetarët, artikujt, bashkojnë në një pikë shkencën dhe spiritualizmin, kërkimet mbi vetëdijen dhe nënvetëdijen njerëzore, mënyrën si njeriu funksionon në të gjitha nivelet e tij? GAIA është një platformë që i përmbledh të gjitha këto. Do thoja, që përbën një eksperiencë transformuese për mendjen.
Ky nuk është asgjë më shumë sesa një kanal në You Tube por me analiza të mirëfillta të thella dhe filozofike të filmave që kanë pasur shumë impakt në kinematografinë botërore. Pasi të ndiqni videot do të mund të kuptoni një perspektivë totalisht ndryshe se si mund të gjykohet një film apo një regjizor. Nëse filmat janë një nga format që ti zgjedh për formimin tënd kulturor, kjo faqe duhet të jetë patjetër "highlighted".
Ted Talks është platfroma ideale për të ndjekur video të shkurtra nga 2 - 30 minuta, me ide të reja, perspektiva ndryshe, kuriozitete, histori, studime me rreth 3300 "talks" nga njerëz të profileve të ndryshme nga e gjithë bota. Ju gjithashtu në bazë të preferencave, mund të zgjidhni se çfarë do të ndiqni dhe çfarë jo. Mundëson dhe aplikacion që videot të ndiqen në mobile lehtësisht. Nëse je një nga personat që ke një ide dhe do ta ndash me botën, TED organizon çdo vit eventin ku personat e përzgjedhur mund të kenë minutazhin e tyre për të shprehur veten.
Kjo organizohet tashmë prej disa vitesh dhe në Shqipëri.
Padyshim, platformat më të mira për kurse online, në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Nuk ka rëndësi nëse doni të bëni një kurs për tu zhvilluar më shumë profesionalisht, doni të ndiqni një të tillë për pasion apo hobi, apo edhe nëse doni të zhvilloni një aftësi të re për ta shtuar në formimin tuaj personal. Çfarëdo që kërkoni, do e gjeni në këto dy faqe, dhe përveç videove shumë cilësore, vlen të përmend që kurset janë krijuar nga universitetet më të mira botërore, dhe nga lektorë të shquar e me shumë eksperincë. Dhe, PO, JANË FALAS.
Po bëni një powerpoint për një prezantim, dhe jeni stërmunduar për të gjetur foto me cilësi të lartë për ti përdorur? Epo, faqet Unsplash dhe Pexels janë databaza fotosh me cilësi maksimale dhe për çdarëdolloj fushe që ju po i kërkoni. Dhe sigurisht, janë FALAS.
Të gjithë ne njohim Powerpoint, si një nga programet office më praktike për krijimin e prezantimeve. Po për Prezin, keni dëgjuar ndonjëherë. Ju sugjeroj ta eksploroni, sepse nëse mësoni se si përdoret mund të krijoni prezantime që të lënë vërtetë gojëhapur. Mënyra e lëvizjes, përveç se është shumë intuitive, të lehtëson dhe krijimin e një strukture të shpejtë të prezantimit.
Mailchimp është platforma më e mirë nëse keni një blog apo website dhe keni vendosur të punoni me email marketing. Momentalisht, unë po krijoj një trajnim se si të përdoret, por do thoja që kjo formë marketingu është shumë e paeksplourar në Shqipëri, por ka një potencial shumë të madh për të krijuar një raport më të afërt me ndjekësit apo klientët tuaj. Platforma quhet ndryshe "All-in-one-Marketing" dhe përmban të gjitha mjetet e nevojshme për krijimin e fushatave të suksesshme të email marketing, që nga krijimi i landing pages deri tek Newsletters të automatizuara.
(Nëse jeni të interesuar më shumë për këtë platformë, më shkruani)
Nuk ka nevojë ta shkarkosh, nuk ka nevojë të studiosh dizajn, mjafton të hapësh një llogari me hapa shumë të thjeshta dhe të fillosh të krijosh foto, postera, thënie për faqen tënde të biznesit apo personale, oferta, animacione. Këtë e bën kaq të lehtë fakti që CANVA ka mijra templates të editueshme të cilat mund ti përshtasësh sipas interesit tënd.
(Edhe për këtë, nëse keni nevojë për suport shtesë, më shkruani dhe do ju përgjigjem menjëherë)
Për momentin, besoj se të gjitha faqet më lartë mund t'iu ndihmojnë në fusha të ndryshme sipas interesave që keni, por nëse dëshironi diçka ekstra apo një informacion më specifik, më kontaktoni pa hezitim.
Ju përshëndes,
Marjana
Informacion shume interesant. Faleminderit qe e ndan me ne.
Super komplimente Marjana. Faqe shume interesante dhe plot informacione te nevojshme. Me vjen shume shume mire per kete qe po Ben dhe jam Krenar per cfare po ben. Super Respekte Eglenti
Leave a comment