Më jep pak vëmendje, të lutem! Ndihem shumë vetëm!


Kjo frazë më erdhi në mendjen kur u ula të shkruaj mbi varësinë ndaj mediave sociale. U bënë dy ditë që me një grup aktiv me të cilin angazhohemi të sfidojmë veten me në fokus krijimin e shprehive të shëndetshme, vendosëm të ndërmarrim një nga sfidat që shumicën e kohës e konsiderojmë si diçka tejet të natyrshme dhe aspak impenjative: konsumi i frikshëm i medias sociale. Kur them konsum përfshij konsumin kohor, konsumin emocional, konsumin robotik. 

Nëse do të kuptosh për çfarë po flas, hidhi një sy "screen time" të telefonit tënd. E di, do habitesh. Statistikisht është matur që ne konsumojmë rreth 5 orë vetëm duke kontrolluar telefonin tonë, në një mënyrë thuajse kompulsive, dhe kur nuk kemi një telefonatë apo mesazh, e kontrollojmë çdo 10 minuta. Kjo është një vrasje e frikshme e kohës. Përtej keqpërdorimit të medias sociale, fshihen shkaqe dhe efekte psikologjike të rrënjosura në vete që mund të jenë vërtetë problematike. 

A nuk është në shumicën e rasteve përdorimi i instagramit dhe facebook një përpjekje e shfrenuar për të kërkuar vëmendje, për t'u përlqyer, për të thënë: "Shiko, unë kam atë që ti nuk ke?". Kur në të vërtetë, shkencërisht, pas shumë studimesh është vërtetuar që personat me shpeshti më të lartë postimesh janë ata që kalojnë situata stresuese të theksuar, prag-depresive, dhe që ndjejnë një vetmi të thellë. Në përqindjen më të madhe të rasteve, vëmendja që kërkojnë nga instagrami apo facebook, apo çdo rrjet tjetër i ngjashëm, është vëmendje që mungon nga partneri, nga miqtë, nga familja. Prandaj, këto quhen media të një vetë-kënaqësie "fast-food". Ti poston dhe kontrollon në mënyrë impulsive numrin e pëlqimeve, "like"ave, shikimet në "story", komentet që gjithmonë e më shumë reduktohen vetëm në ca "emoji" të fryra. Me pak fjalë, një varësi emocionale. Një qasje e sipërfaqtë në botë, në njerëzim. 

Por, në fund të fundit, media sociale, tashmë një kanal bazik informimi dhe keqinformimi, është pjesë e përditshmërisë sonë. Sado që përpiqemi nuk mund ta shmangim në tërësinë e tij. Çfarë duhet të bëjmë? Ç'aktivizim? Jo. Fshirje? Jo.

Optimizim. Problemi nuk është media sociale, problemi jemi ne, zona e rehatisë që krijojmë të shfaqim shpesh një vete që s'jemi pas rehatisë dhe distancës që krijon pas-ekrani. Të optimizojmë do të thotë të mund të vëzhgojmë veten dhe të kuptojmë arsyet e sjelljeve tona të caktuara. Kush është qëllimi i postimeve tona? Sa kohë haxhojmë duke kontrolluar profilet e të tjerëve? Sa kohë shpenzojmë duke kaluar robotikisht "story"t e të tjerëve? Si na bëjnë të ndihemi kur i shohim? Plazh, det, pishina, udhëtime, punë perfekte, njerëz shumë të lumtur, famë dhe familje perfekte. Ndërsa ne, me kaq probleme. Gjithmonë do dalë diçka që nuk shkon mirë. Sa të paaftë!

Në fakt, nuk jemi të paaftë. Edhe njerëzit në dukje më të lumtur, pozitiv, me punët që shumë i ëndërrojnë, me të ardhura që duket sikur zgjidhin gjithçka, kanë sfida që ju ndoshta nuk i imagjinoni, por e sigurt që ju duhet të përballen me ta vazhdimisht. Sa më shumë të arrish në jetë, aq më të mëdha janë dhe sfidat.  

E vërteta është që çdo njeri mbi tokë duhet të përballet çdo ditë me jetën, me egon, me vështirësitë, me familjen dhe ndërtimin e një sistemi të jetuari. Për askënd, pavarsisht fasadave, nuk është e lehtë, nuk është fushë me lule. Kur shihni dikë në skenë, përpiquni të mendoni se përtej asaj skene, është një prapaskenë e shumë orëve të mundishme. Le të mos jemi lakmitarë fasadash. Le të mos adhurojmë të cektën, të mos na frymëzojë sipërfaqësia. Ta duam të bukurën, të vërtetën më shumë se të gjitha fasadat që krijon tendenca e kohës për të marrë pak vëmendje. 

Sepse pas çdo personi që poston vazhdimisht dhe që duket sikur është kaq i lumtur, në shumë raste mua më duket sikur shoh dikë, pas një ekrani që thotë "Të lutem, më jep pak vëmendje sepse ndihem shumë vetëm". 

Mbyllni një ditë telefonin, lëreni në shtëpi, dhe shkoni të takoni një mik. Kur ta takoni, shiheni në sy e pyeteni me të vërtetë: "Si je?"

 


26 comments


  • ulisuurhasotu
    500 Mg[/url] Amoxicillin bzc.nuvf.marjanamurja.com.jag.aq http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • aniniygk
    500mg Dosage[/url] Amoxicillin ijc.ehmi.marjanamurja.com.khx.pd http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • iqiqaze
    No Prescription[/url] Buy Amoxicillin Online cbg.gumb.marjanamurja.com.ags.gg http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • iesohwuqozas
    Without Prescription[/url] Amoxicillin 500mg ggd.xliw.marjanamurja.com.sau.xz http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

  • abincugi
    Without Prescription[/url] Amoxicillin Online vyw.jmca.marjanamurja.com.eqv.uc http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

Leave a comment