Mbi lirinë - Shkëputur nga filmi "The Prophet"


"Ne nuk jemi të burgosur nga shtëpitë tona apo nga trupat tanë. As nga njerëzit e tjerë. Ne jemi shpirtra. Të lirë si era."

 "Kam parë njerëz që e kanë lënë tej veten dhe kanë adhuruar lirinë e tyre. 
Si skllevërit para tiranit që e admirojnë edhe pse i skllavëron.
Kam parë ata që ishin më të lirët ndër ta. 
Për të cilët liria ishte pranga në duar.
Dhe zemra më pikoi gjak. 
Sepse mund të jesh me të vërtetë i lirë kur nuk flet për lirinë si një qëllim.
Por si mund të jesh i lirë, 
përveçse duke këputur zinxhirët që ke lidhur rreth vetes. 
Në të vërtetë, ajo që ti e quan liri, 
është zinxhiri më i fortë. 
Edhe pse zinxhirët shndrisin në diell. 

Dhe për të qenë i lirë, çfarë do të hiqje që nuk është pjesë e vetes tënde?
Nëse është një tiran, froni i tij është i ndërtuar brenda teje. 
Nëse është një përkujdesje ajo që do të flakje,
ajo përkujdesje ka qenë zgjedhur nga ti. 
Dhe nëse është frikë ajo prej së cilës do ia mbathje, 
Rrënja e asaj frike është në zemrën tënde.
Dhe jo në dorën e asaj që të tremb. 

Këto gjëra lëvizin brenda teje, 
Si drita dhe hija në një përqafim të vazhdueshëm.
Do të jesh vërtetë i lirë, 
Jo kur ditët e tua të jenë pa moskokëçarje,
apo netët pa zemërime. 
por përkundrazi, kur këto gjëra përbëjnë jetën tënde, 
E megjithatë, ti ngrihesh mbi to, i pacënuar. 

Origjinalisht marrë nga libri "Profeti" i Khalil Gibran. 

 

 


1 comment


  • Adelina Sula

    Pershendetje Marjane
    Te pergezoj per inisiativen tende dhe shpirtin tend thesar!
    Perqafime per ty e dashur!


Leave a comment