Blog — kulturë RSS



10 faqet online që ju rekomandoj ti ndiqni dhe arsyet se pse

Sot jetojmë në një botë ku kemi një mbingarkesë informacioni. Ka kaq shumë faqe, blogje, kanale youtube apo programe, sa të gjithëve na ka ndodhur te hapim laptopin për një qëllim dhe të përfundojmë me një listë të gjatë faqesh të njëpasnjëshme të hapura në browserin tonë. Ndonjëherë më duke gati eksperimental ky fenomen pasi faqja e parë për të cilën u nisa të hap, s'ka asnjë lidhje me faqen e fundit ku kam përfunduar.  Por mendja njerëzore është e tillë, i ngjan një "majmuni" që i pëlqen të hidhet degë më degë dhe asnjëherë nuk është tërësisht i kënaqur me gjendjen ku ndodhet.  Më poshtë, mendova të ndaj me ju disa nga faqet kryesore, të cilat në këtë eksplorim...

Continue reading




Të lexojmë, që t'i shtojmë botës sonë, një dimesion të ri mendimi.

"Por, deri edhe nga thellësitë e humnerës së terrorit ku po endemi sot gjysmë të verbër, me shpirt të trazuar e të këputur, ngre sytë e vështroj pareshtur ato yjësi të lashta që më patën ndriçuar rrugën e fëmijërisë, dhe ngushëllohem me besimin që kam trashëguar nga të parët e mi se një ditë ky kthim prapa do të ngjajë vetëm si një interval në ritmin e përjetshëm të ecjes së pandalshme përpara.” Në këto ditë, kur të gjithë jemi të vendosur në kohë me një intesitet të pazakonshëm, më duket sikur me në fund mundem të rikrijoj dhe rizgjoj intimitetin e leximit të një libri, duke lexuar pa ngutje, autorët e mi të preferuar. Janë pikërisht ata që gjithmonë...

Continue reading